"Hiq urgjentisht dorë nga aministia fiskale" Meta thirrje Ramës

Partia e Lirisë i kërkon Ramës të tërheqë menjëherë draftin e aministisë fiskale.

Nëj një konferencë për median kryetari i Partisë së Lirisë tha sot se amnistia fut paranë e krimit në vend dhe godet e dekurajon investitorët e huaj.

“Të hiqet urgjentisht dorë dhe të zbatohen urdhëzimet e BE-së dhe FMN dhe të kërkojë ndjesë popullit shqiptar. Krimi s’mund të jetë motor i zhvillimit të vendit. Kjo ndodh vetëm në narkoshtete. Të mos vonojë dhe minojë më tej procesin e integrimit deklaroi Meta në konferencë për median.

Biznesi i ndershëm dhe iniciativa e lirë vendase do të dëmtohej në mënyrë fatale thotë Meta dhe "do të dekurajoheshin edhe më tej e do të largoheshin edhe ato pak investitorë që kanë ngelur.

Kryetari i PL-së thotë se tërheqja e Ramës për mos shtrenjtimin e energjisë është thjesht për llogari të votave në zgjedhjet vendore.

Ilir Meta: "Kjo është një tërheqje si rezultat i qëndrimeve të qarta e të prera të opozitës që ka argumentuar se e gjithë kjo ishte manovër për të mbuluar vjedhjet e qeverisë për ti kaluar në kurriz të familjarëve dhe bizneseve. Është dhe një frikë përpara zgjedhjeve për të mos përballuar dot këtë akt kaq arbitrar e antisocial e antinjerëzor me shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për tia çuar 5 – 6 fish, por jam e sigurtë se nuk ka për të ndodhur sepse qytetarët janë të ndërgjegjshëm për këtë pelivanllëqet"

Meta saktësoi se nuk asnjë krisje të marrëdhënieve PL – PD dhe vlerësoi rolin e ambasadores amerikane Yuri Kim e SHBA-së duke theksuar se PL ka një bashkëpunim të shkëlqyer.