Elbasani rrit çmimin e biletës së urbanit, Skënderi: Kosto e shtuar për qytetarët

Gazetarja e Ora News Edisona Skënderi deklaroi se në qarkun e Elbasanit çmimi i transportin urban në brendësi të qytetit gjithashtu edhe për rrethinat ka pësuar rritje, ndërkohë që kushtet që ofrojnë lënë shumë për të dëshiruar.

Ndër të tjera Skënderi tha:

“Shqetësimi kryesor që kanë qytetarët e Elbasanit padyshim është rritja e çmimit të biletës, qoftë për transportin urban në brendësi të qytetit, gjithashtu edhe për rrethinat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të gjitha linjat e urbanëve dhe të transportit publik në qarkun e Elbasanit kanë pësuar një rritje të konsiderueshme të çmimit të biletës çka për qytetarët referuar gjithmonë statistikave dhe duke qenë se qarku i Elbasanit vijon të mbetet një nga qarqet më të varfëra në vendin tonë për qytetarët, kjo është një vështërsi dhe është një shpenzim ekstra dhe deri diku ka ndikuar dhe në ekonominë familjare.

Bileta e transportit publik në brendësi të qytetit të Elbasanit, në fakt me një vendim të Këshillit Bashkiak të marrë vetëm pak muaj më parë, u rrit me 10 lekë.

Ndërkohë sa i takon linjave të tjera ka një rritje të konsiderueshme.

Mjetet të cilat janë në dispozicion për të bërë transportin publik janë në kushte jo shumë të mira, pasi shumë prej tyre duhet thënë se kanë kushte aspak të duhura për të siguruar transportin publik për të gjithë pasagjerët."