Ish-klubi Partizani, Malltezi: Balla mashtrues, kanë hetuar edhe më herët me Mimi Kodhelin

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Jamarbër Malltezi, dhëndrri i Sali Berishës, u shpreh se Taulant Balla ëhstë një mashtrues përsëritës lidhur me çështjen e ish-klubit Partizani.

Ai tha se SPAK po bën mirë që po heton dhe shtoi se çështja është marrë nën hetim qysh në vitin 2014 edhe nga Mimi Kodheli, por nuk është gjentur asgjë.

Malltezi: Taulant Balla është një mashtrues përsëritës dhe është gjetur i tillë me vendim gjykate. Që SPAK heton është gjë shumë e mirë në çdo moment. Unë kam një dokument të vitit 2014, ndërsa Mimi Kodheli ka hetuar ç’të mundet dhe ka marrë dosjet nga Hipoteka.

Balla u ftuar dhe u padit për shpifje në gjykatë. U gjet fajtor për shpifje dhe u dënua nga gjykata e Apelit dhe i premtoi një gjyqtari se do t’i paguante kalimin e Vettingut dhe ai e tha se është e drejta e fjalës së lirë të deputetit, me gjëra që nuk i ka thënë në Kuvend.