Ishin shpallur në kërkim për vjedhje dhe kultivim kanabisi, dy të arrestuar në Elbasan
Nga Ora News Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 09:26
Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan.
Të arrestuarit akuzohen njëri për kultivim kanabisi dhe tjetri per vjedhje.
Me finalizimin e operacionit të koduar “Center”u arrestuan:
"Alfred Sina 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike";
Mariglen Alterziu 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja"," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.