E merr si shembull suksesi, Rama për kryebashkiakun e Himarës: Ka ngrënë dru publikisht
Në forumin për menaxhimin e mbetjeve, kryeministri Rama në fjalën e tij sa i përket pastërtisë së bashkive, mori si shembull suksesi kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro që dikur ka qenë mjaft problematik.
Sot, sipas Ramës, është një nga bashkitë për tu marrë shembull suksesi.
"Gjatë këtij viti është bërë një punë e jashtëzakonshme që është kurorzuar me sezonin më shembullor turistik sa i takon pastrimit.
Dua të përmend Himarën, nuk e shoh kryetarin e bashkisë këtu.
Dua ta përmend si histori suksesi dhe nuk do të çuditesha fare të mos ishte këtu se ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru publikisht.
Por shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm, i zgjimit të befasishëm të kryetarit të bashkisë dhe i një pune që është pasqyrë për tu marrë shembull nga të gjithë.
Pogradeci ka qenë një zonë për të ardhur keq, sot është një pasqyre pastërtie.
Kamza shëmbëlltyra më dramatike pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie.
Elbasani, falë impiantit të ndërtuar u hoq gjithë fusha mesjetare e plehrave dhe iku dhe reja e zezë e tymit, por edhe falë një organizimi dh e shtrirje të shërbimit në gjithë territorin e bashkisë.
Por nuk janë të krahasueshme me Cërrikun dhe Sarandë.
Cërriku ka ndërtuar një model i pastrimit të bashkisë. Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse sepse tregon vizon dhe lidership," tha Rama.

