Rama anuloi rritjen e çmimit të energjisë, Meta: Ka frikë zgjedhjet, shpreson pas fitores ti 6-fishojë
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se Rama u tërhoq nga vendimi përr rritjen e çmimit të energjisë mbi fashën 800 kW/h pasi i druhet humbjes në zgjedhjet vendore me shpresën që nëse I fiton ti rrisë 5 fish
Ilir Meta: "Kjo është një tërheqje si rezultat I qëndrimeve të qarta e të prera të opozitës që ka argumentuar se e gjithë kjo ishte manovër për të mbuluar vjedhjet e qeverisë për ti kaluar në kurriz të familjarëve dhe bizneseve. Është dhe një frikë përpara zgjedhjeve për të mos përballuar dot këtë akt kaq arbitrar e antisocial e antinjerëzor me shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për tia çuar 5 – 6 fish, por jam e sigurtë se nuk ka për të ndodhur sepse qytetarët janë të ndërgjegjshëm për këtë pelivanllëqet"
Në një prononcim për median Meta kujtoi se kur ngrihet populli bien çmimet
"Vendim tërësisht arbitrar, abuziv, që synojnë të krijojnë pasiguri, panic, shantazh, nënshtrim madje dhe shpesh për ti fyer qytetarët e këtij vendi, si njerëz që nuk kanë sy, as veshë as kujtesë e as dinjitet. Kjo kohë ka përfunduar. Kur ngrihet populli bien çmimet”
