Foni: Transporti urban dhe interurban duhet parë me vëmendje, zgjidhja: Suporti financiar

Kërkesat e Shoqatës së Transportit Urban janë të njëjta duke qenë se po ndeshen me vështirsi ekonomike.

Në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai, anëtari i shoqatës së transportit Kostandin Foni kërkoi suport financiar më afatgjatë për të përballuar krizën në të cilën po përballet ky sektor.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Foni: “Ky subvencionim është miratuar më 25 gusht me nr vendimi 569 për muajin gusht, shtator, tetor.

Pra deri në fund të tetorit ky subvencionim do të jetë për operatorët 100 lekë për litër. Ne e kemi shprehur dhe gjatë tremujorëshit të parë ku Kryeministri ka premtuar këtë subvencionim që ky subvencionim është një oksigjen për mirëmbajtjen dhe moskapitullimin e këtij shërbimi apo mbylljen.

Por çfarë do të ndodhë pas tre muajsh, pra do të kemi ndonjë vendim për një peridhë afatgjatë për këtë apo do mbetemi çdo dy apo tre muaj duke dalë mediatikisht duke ngritur zërin duke dërguar kërkesat tona që kanë qenë shumë më të hershme se sa këtë periudhë që ky sektor është goditur ekonomikisht.

Shpresojmë që gjatë muajit tetor të merren disa vendime të rëndësishme për këtë sektor.”