Soko shpjegon skemën: Me rritjen e çmimeve qeveria merr më shumë lekë, qytetari e “ha” me TVSH-në
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Pano Soko nga Nisma Thurje shpjegoi se si qeveria ka marrë më shumë para dhe ka faturuar më shumë qytetarët me rritjen e çmimeve.
Ai tha se me rritjen e çmimeve është rritur edhe TVSH-ja e produkteve, e ndërsa qeveria ka marrë me shumë para për të njëjtën produkt, qytetarët kanë paguar më shumë TVSH.
Soko: Kur kjo shishja e ujit kushton 100 lekë, ti e shet 120 lekë dhe shteti merr 20 lekë. Kur kjo shishe shkon 200 lekë, por shteti shkon 40 lekë TVSH, por qytetari merr të njëjtën shishë. Nga njëra anë kemi treguan që ua rrash qytetarit, por edhe qeveria ia rras qytetarit.
Në Kosovë ka një buxhet sa gjysma e Shqipërisë dhe ka shpërndarë dy paketa ndihme; një 100 milionë euro në prilli dhe një tjetër 150 milionë pak muaj më parë. Kjo është një anomali sepse shteti merr më shumë para dhe Kosova ia ktheu pas në cash. Kjo duhet rregulluar sepse po dëmton konsumin.

