Gaba: Berisha përsërit të njëjtën gjë, edhe me ikjen e Bashës asgjë nuk ka ndryshuar në PD
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Gentian Gaba u shpreh se Berisha vazhdon me të njëjtën retorikë si më parë në PD.
Ai tha se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë parti dhe se problemi po kërkohet tek Basha, por tashmë me ikjen e tij gjërat vazhdojnë njëlloj.
Gaba: Thirrjet për protesta, për greva janë po ato. Flitet për qeveri teknike, duket sikur jemi kthyer pas në kohë. Flitet për të njëjtat tema edhe pse kanë një vit që flasin për ndryshim. Nuk ka ndryshuar asgjë brenda të djathtës, imagjinoni se si perceptohet kjo tek qytetarët.
Kjo PD është më përçarë, më e mbyllu dhe më e dobët. Problemi nuk është vetëm tek Berisha, sepse po bën detyrën e vet, qysh me nisjen e revanshin e non gratas, por problem janë ata që i shkon pas duke vazhduar hipokrizinë pse PD-ja është në këtë pikë. Me ikjen e Bashës asgjë nuk ka ndryshuar në PD.
