“A nuk i shihni katet pa leje?” Rama “sherr” me gazetaren: S’ka ndërtues që më fut para në xhep mua!
Në një dalje për gazetarët pa mbledhjes së kryesisë së PS-së, Edi Rama është zënë ngushtë nga gazetarja Ambrozia Meta lidhur me një pallat në qendër të Tiranës që ka shtuar kate pa leje.
Në fillim Rama u munduar t’i korrigjojë numrin e kateve gazetares, ndërsa tha se pallati nuk është 40 kate, por nuk tha se sa kate janë pa leje.
Rama: 26 kate dhe 14 pa leje bëjnë 40 kate. Shkoni i numëroni dhe nuk janë 40 kate. Unë nuk jam as inspektor ndërtim, as shef policie dhe mbi të gjitha, nëse sot jemi në raport 1 me 10 është si pasojë e vullnetit të qeverisë time. Sikurse e thash edhe më parë problematika e ndërtimeve pa leje është një problematikë që vjen nga llumi i drejtësisë.
Po të ishte kjo lidhje ne i merrnim ato kate pa leje për vete dhe nuk kishim nevojë që t’i futemi kësaj histori. Ne i jemi futur kësaj historie sepse nuk kemi lidhje me ta dhe mua personalisht nuk ka ndërtues dhe biznesmen që më thotë se një qindarkë e punës së tij është në xhepin tim. Fantazojeni ju këtë, por nuk ka për të ndodhur.
Rastin e pallatit në qendër të Tiranës, i cili sipas opozitës ka disa kate pa leje, është denoncuar sot edhe nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

