Topi: Basha erdhi dhe iku nga kreu i PD-së pa asnjë trofe, vendi nuk ka më një opozitë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se ai e ka thënë më herët dhe është konfirmuar plotësisht se Basha erdhi dhe iku pa asnjë trofe.
Ai tha se ka plot argumente për situatën aktuale në PD dhe shtoi se tashmë vendi nuk e ka më një opozitë, pasi ajo është në situatë të vështirë.
Topi: Unë e kam thënë dhe është konfirmuar plotësisht se Basha erdhi dhe iku pa asnjë trofe. E rikonfirmojmë sot që është 2022. Unë kam konsumuare shumë kohë dhe angazhim në PD. Nuk mendoj se është momenti kur një parti është në nevojë dhe vështirësi, që unë të mbaj qëndrimet e mia.
Unë jam i mbushur me argumente, por në një vend që ka mbetur pa opozitë, ose kur ajo është në situatë e shumë të vështirë, unë nuk e kam mendjen më tek ajo detyrë që e kanë marrë të tjerë.
