Këlliçi: Opozita do të dalë me kandidatë të përbashkët, primare për figura edhe jashtë PD-së

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi u shpreh se PD-ja po fuqizohet dhe mobilizohet në terren.

Ai tha se për herë të parë do të dilet përtej PD-së me kandidaturat në primaret e vendoreve dhe se opozita do të dalë në kandidatë të përbashkët me Partinë e Lirisë

Këlliçi: PD-ja po fuqizohet dhe mobilizohet në terren. Nuk vjen nga një histori e lehtë, por nga një proces rifomatimi total, pavarësisht nga diskutimet nëse janë hapur dyer aq sa duhet deri tek rikthimet. PD-ja nuk është një shumatore e karrierave politike, por një aset kombëtar.

Opozita nuk është në ditët më të mira, por është duke u ringritur. Ne për herë të parë do të dalim përtej PD-së me kandidaturat në primaret e vendoreve. Qytetarët të thjeshtë dhe simpatizantë nëse i tërheq dikush edhe jashtë PD-së, mund të shprehin vendim e tyre me votë. Opozita e bashkuar do të dalë me kandidatë të përbashkët.