Aksident në Elbasan, makina merr para policin, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan në vendin e quajtur “tuneli Panoramik.
Mësohet se një makinë ka marrë para një punonjës të policisë rrugore, ndërsa shoferja që e përplasi është prangosur pak minuta më vonë.
Sipas raportimeve paraprake policia rrugore ndodhej aty pasin ishte lajmëruar për një aksident të ndodhur në këtë zonë.
Ndërkohë kur efektivët e policisë kanë zbritur nga makina, një tjetër mjet po kalonte në rrugë ka goditur policët bashkë me mjetin e tyre.
Polici është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
"Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip "Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks." - njfton policia.
