Me armë dhe para brenda Universitetit Politeknik, VIDEO që nxori zbuluar shqiptarin, mes të arrestuarve dhe një police informatore
Dalin detaje të reja nga operacioni i sotëm i policisë greke në Universitetin Politeknik në Zografou, ku në pranga ra një 30 vjeçar shqiptar i njohur me pseudonimin "Esko".
Sipas mediave greke shkak për ndërhyrjen e sotme është bërë një video e publikuar në rrjetet sociale ku shihen dy persona brenda banesave, duke ekspozuar armë dhe para.
Siç shihet edhe nga videoja, të cilën vetë të rinjtë e kanë postuar në një rrjet social, ata shihen me armë në duar duke pozuar, ndërsa shfaqin edhe një tufë me 50 euroshe para kameras.
Në sfond dëgjohet kënga e Shkurte Fejzës "Mora fjalë".
Ndonëse në këtë video nuk duken fytyrat e të rinjve, policia ka arritur t'i identifikojë dhe duket se janë dy nga personat e arrestuar në operacionin e sotëm.
Policja në provë bashkëpunonte me bandën e shqiptarit
Mes të arrestuarve është edhe një punonjëse policie në provë që punonte me 30-vjeçarin shqiptar, i cili mbeti i plagosur dhe po trajtohet në spitalin “Kryqi i Kuq”.
Sipas burimeve policore, punonjësja e policisë në provë ka një lidhje me një drejtues të bandës shqiptare të arrestuar, ndërsa siç thonë të njëjtat burime policore, në një operacion të mëparshëm policor të ELAS-it, gruaja ishte vënë në dijeni për forcat që do të vepronin dhe informoi grupin e banditëve.

Nga biznesi në fjalë janë arrestuar 22 persona.13 në rezidencën e vjetër studentore dhe 9 në banesat fqinje.
Armët e gjetura në ambientet e Rezidencës Studentore dëshmojnë se ajo përdorej si bazë dhe strehë nga kriminelët,me aktivitet veçanërisht në grabitje dhe trafik droge në Zografou, Kaisariani, Bajron dhe Athinë.
Sulmi i shqiptarit ndaj një punonjëse policie
Gjatë operacionit të policisë në Zografou, 30-vjeçari shqiptar i njohur nga autoritetet për rastet e drogës sulmoi një police me kaçavidë. Kjo e fundit nxori armën dhe qëlloi katër herë ndaj tij duke e goditur në këmbë dhe në bark.

