Qëllohet me armë zjarri në Pukë, i plagosuri paraqitet në spitalin e Shkodrës/ Emri

Një qytetar nga Lezha ka mbërritur i plagosur në spitalin e Shkodrës.

Fillimisht ai është paraqitur në qendrën shqëndetësore të Laçit të Vau Dejësit dhe mjeku atje në pamundësi për ti dhënë ndihmën mjekësore e ka sjellë në Shkodër ku ndodhet në sallën e operacionit.

I plagosuri është identifikuar si Pjetër Kola. Sipas burimeve policore ai ka qenë duke lëvizur me makinë në aksin në drejtim të Pukës kur është qëlluar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.