Nga pallati pa leje tek tenderat, Rama mundohet të justifikohet për Salillarin: Manipulim i njerëzve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2022, 19:35
Në një dalje për gazetarët pa mbledhjes së kryesisë së PS-së, Edi Rama u pyet edhe si ka mundësi që Salillari i sekuestrohen ndërtime pa leje, por i jepen edhe miliona tendera.
Ai tha se këto gjëra nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se janë gjëra që po hidhen nga njerëz për të shtrembëruar mendjen e njerëzve.
Rama: Këto janë mënyra të të kuptuarit shtrembët të aktivitetit, jo nga mungesa e dijes, por nga nevoja për të manipuluar një pjesë njerëzish që duan t’i besojnë këto çudi. Nuk ka lidhje njëra me tjetrën.
Nëse një biznesmen ka marrë një leje ndërtimi dhe bën një shkelje dhe ndërton x metra katrorë për qëllim fitim, vendimi ynë që ato do t’i merren për interes publik, ose do të parablihen nga ndërtuesi plus gjobën.
