Macaj: Burgjet me oficere policie nga Instagrami, pa asnjë trajnim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2022, 21:45
Valentin Macaj, kreu i Sindikatës së shërbimeve policore ishte i ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musai ku bëri akuza të forta për sistemin e burgjeve.
Macaj: Në 2021 ka pasur një korrupsion masiv në sistem. Janë rekrutuar oficerë policie pa shkollë ose punonjës me kartelë mjekësore sepse i kanë falsifikuar se ju e patë vetë se si me 600 euro merret pafajësia në dëshmi penaliteti nga një ish-prokuror. Ka qenë prokuror ai i korruptuari i burgjeve. Dhe aty janë marrë nga Instagrami, janë bërë oficere policie pa asnjë lloj trajnimi. Qendra e trajnimit aty është farsë dhe sot ka filluar sa për të lëvizur por sa për sy e faqe sepse unë e shoh që nëpër burgje nuk ka trajnim për stafin.
