Basha: Nëndrejtori i burgjeve komandon drejtorin e policisë, nuk respektohet hiearkia e gradave

Ish-drejtuesi i burgut të Peqinit, Faik Basha, në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musai, deklaroi se situata në burgje është e rëndë.

Ai përmendi gjithashtu dhe problematikat që ndeshet sot sistemi i burgjeve.

Basha: Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është një ushtarak, ka 5 vite i komanduar dhe drejtori i policisë është nën vartësinë e punonjësit të tij.

Gazetarja: Po flasim për nëndrejtorin aktual?

Basha: Nëndrejtorin aktual, qëndron i komanduar pse duhet të qëndrojë. Ligji e thotë qartë, ligji që kanë bërë vet, ligji thotë jo më shumë se 6 muaj. Po sërish nuk mund të jetë vartësi i drejtorit të policisë dhe të jetë dhe eprori i drejtorit të policisë, është shkelje kjo. Hierarkia e gradave ushtarake nuk e pranon këtë,një gradë më e ulët të drejtojë një gradë më të lartë.