Arrestohet shoferja që përplasi policin në Elbasan

Është prangosur drejtuesja e një mjeti e cila përplasi një polic gjatë patrullës në qytetin e Elbasanit.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, ku një automjet kishte dalë nga rruga në këtë aks.

“Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip "Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.