Rama tregon çfarë po e shtyn inaugurimin e xhamisë së Tiranës
Kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se nuk ka asnjë lidhje me shtyrjen e inaugurimit të xhamisë së Tiranës.
Për mediat ai tha se xhamia është një donacion i Dianetit turk për komunitetin mysliman shqiptar dhe i takon Dianetit turk të vendosë kur mbarojnë punimet dhe kur inagurojnë xhaminë
Pse se keni inaguruar xhaminë e Tiranës, ishte thënë se do vinte Erdogan?
Rama: Qeveria nuk inauguron xhami, xhamitë janë vepra që janë në funksion të komuniteteve. Xhamia e Tiranës është një donacion i Dianetit turk për komunitetin mysliman shqiptar dhe i takon Dianetit turk të vendosë kur mbarojnë punimet dhe kur inagurojnë xhaminë. Nuk i takon qeverisë as të shtyjë inaugurimin as ta afrojë inaugurimin. Nuk ka përralla këtu. Kurrë më parë Shqipëria në të gjitha pozicionet dhe forumet ndërkombëtare nuk e ka pasur dinjitetin që ka sot. Nëse nuk doni ta shikoni mos e shikoni por është dinjiteti i Shqipërisë. Mua dhe qeverinë nuk e dikton për asgjë askush. Jemi këtu për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve përballë kujdo dhe në krah të kujdo.
