Topi: Sistemi demokratik u rrënua në vitin 2008, vendi u kthye në republikë kryeministrore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2022, 21:22
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se diagnoza e rrënimit të sistemit demokrat në vendi është prilli 2008, ku republika parlamentare është kthyer në një republikë kryeministrore.
Ai tha se Rama tashmë është një individ që ka aneksuar çdo institucion duke filluar edhe nga parlamenti dhe nuk pranon asnjë gabim të tijin.
Topi: Diagnoza e rrënimit të sistemit demokrat në vendi është prilli 2008, ku republika parlamentare është kthyer në një republikë kryeministrore. Të një kryeministri që për qeverinë, nuk mund të flasësh që nuk ka ekip, por që është një individ dhe që ka vënë përfund parlamentin dhe gjitha institucionet e nuk pranon asgjë.
