Berisha: Rama burgos qytetarët për një kotec, Salillarin e shpërblen me 8 mln euro tender për pallatin pa leje
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim me banorët e Gramshit tha se kryeministri Rama i ka dhënë një ditë më parë 8 milionë euro oligarkut Pëllumb Salillari, si shpërblim për një pallat pa leje.
Më tej Berisha hodhi akuza ndaj Ramës duke thënë se ka burgosur me vendim gjykate 3415 shqiptarë për shtesa dhe për ndërtim kotecesh pa leje.
Berisha: Ky njeri nuk ka ndjenja për shqiptarët. Këtu nuk pytetet për asgjë, përveç pasurimit të tyre. Janë dënuar me burg 3415 qytetarë, për çati, kotece e ndërtime pa leje. Sepse për tu ndjekur penalisht janë me mijëra. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin? E dini ju, mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama, si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra jo dy standarde, por është një diskriminim ndaj qytetarëve. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërme shpërblehet. Pse, sepse ai i çon baulet me euro, ndan pallatin me të.
