Aksident në rrugën Kavajë–Durrës, plagosen 2 persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Kavajë – Durrës.

“Ditën e sotme 25 shtator 2022, në rrugën Kavajë - Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.”, njofton policia.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.