Shqiponjat zbarkojnë në Fier, kontrolle për armë, drogë dhe persona në kërkim
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 24 Shtator 2022, 21:04
Forca të shumta të policisë kriminale dhe ekipet e “Shqiponjave” kanë zbritur në Fier mbrëmjen e sotme.
Mësohet se uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe po verifikojnë çdo automjet që kalon në akset kryesore rrugore të këtij qyteti.
Kontrollet kane si synim arrestimin e të shumëkërkuarve, kapjen e armëmbajtësve pa leje dhe të atyre që lëvizin me lëndë narkotike.
