Vijojnë sot në Bruksel bisedimet teknike Kosovë-Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2013, 09:05
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit do të vazhdojnë edhe sot në Bruksel.Sipas mediave serbe, palët do të diskutojnë për energjetikën dhe telekomunikacionin.Bisedimet kanë nisur të enjten me takimet dypalëshe të drejtorit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini, me delegacionet e të dyja vendeve.Ekipi i Kosovës drejtohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ndërsa ai i Serbisë nga Marko Gjuriç, këshilltar politik i presidentit serb, Tomisllav Nikoliç.