Berisha: Rama e di ku është Ervis Martinaj, ia mori dhe lojrat e fatit, ka shtrirë tentakulat kudo
Edi Rama e di vendndodhjen e Ervis Martinajt. Kështu është shprehur kreu i PD në mbledhjen e grupit parlamentar. Berisha tha se është Rama ai që po e mban të fshehtë këtë informacion teksa ka futur hundët në këtë çështje duke kontrolluar edhe prokurorinë.
Sali Berisha: “Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.
Do i them dhe një fjalë. Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori.
Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.
Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij.
Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë.
Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet tërësisht nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor"
Berisha akuzoi qeverinë edhe për shpërdorimin e 1 miliardë eurove nga KESH, pasi punimet sipas tij nuk kapin as vlerën e 100 milionë. Këtë institucion po e përdorin sipas kreut të PD, si një pus për grumbullimin e parave që vidhen nga qytetarët.
Por tentakulat e pushtetit të tij, Berisha thotë se Rama i ka shtrirë kudo, duke dhunuar edhe parlamentin, e duhet të japë llogari përballë 3 mijë e 400 shqiptarëve që u burgosën për ndërtime pa leje.
Përballë kësaj situate, Partia Demokratike është shprehur se do të vazhdojë betejën e saj në parlament, në salla, rrugë dhe sheshe. Burimet bëjnë me dije se ditën e hënë në mbledhjen e këshillit kombëtar do të vendoset edhe një datë konkrete për mbajtjen e protestës.
Sali Berisha: "Parlamenti de facto me këto gjëra është i asgjësuar. Por ne do vazhdojmë betejën tonë në parlament, në salla, në rrugë, në sheshe. Do bëjmë gjithçka për të justifikuar pritshmëritë e shqiptarëve ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës"

