A ishte grupi Homeland Justice që sulmoi serverat e SHÇBA-së një vit më parë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2022, 12:55
Një vit më parë sistemi i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme, aktualisht i quajtur Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pati probleme teknike me funksionimin.
Asokohe ministria e Brendshme tha se ekspertët e saj të IT, kanë arritur të parandalojnë një sulm kibernetik, megjithatë, pas ngjarjeve të ndodhura gjatë këtij viti dhe zbulimit të sulmit nga Irani, ky episod i ndodhur një vit më parë merr përmasa të tjera.
Për ngjarjen nuk ka persona të arrestuar por dyshimet janë që sulmi një vit më parë është kryer nga grupi i Iranit raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.
