Sarandë/ Gjykata e kishte mbyll në shtëpi, 43 vjeçari del dhe vjedh paratë dhe bizhuteritë në dyqan

Një 43 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se vodhi një shumë parash dhe bizhuterish në një dyqan në qytetin e Sarandës.

Ibrahim Duda duhej të ishte në shtëpi duke ekzekutuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie” por duket që ka dalë dhe ka vjedhur

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë” informoi policia e Sarandës.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.