"KESH-i si pusi ku mbushen thasët me para", Berisha thirrje deputetëve: Beteja do të vazhdojë në parlament e sheshe
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një mbledhe me deputetët e partisë së tij, deklaroi se qeveria e ka kthyer KESH-in në një pus ku shkojnë e mbushin thasët me para.
Sipas tij punimet ne KESH nuk arrijne as 100 mln euro, ndërsa investime të faturuara janë 1 mld euro.
"Çfarë shteti është ky? Ky vetëm shtetsmund të qytet. Ky është antishtet, pa asnjë siguri ligjore, juridike dhe këto i realizon njeriu që ka në dorë të gjitha pushtetet. Por çfarë janë bandat në krahasim me këto akte.
Dhashë vetëm këtë shembull për të mos dhënë dhjetëra e dhjetëra të tjerë. Vazhdojnë të vjedhin në mënyrën më të pandalshme. 100 mln euro tenderi ën KESH, i fundit. Se edhe KESH-in e kanë shtuar ata. E kanë si pusin ku shkojnë e mbushin thasët me para.
KESH ka investime të regjistruara 1 mld euro, punime të kryera ju garantojnë që nuk janë as 100 mln" tha Berisha.
Berisha në mbyllje të fjalës së tij u bëri thirrje deputetëve se beteja e tyre do të vijojë në parlament e sheshe
"Parlamenti de facto me këto gjëra është i asgjësuar. Por ne do vazhdojmë betejën tonë në parlament, në salla, në rrugë, në sheshe.
Do bëjmë gjithçka për të justifikuar pritshmëritë e shqiptarëve ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës," tha ai.
