Ishte e amortizuar, do rindërtohet ura që lidh 5 fshatra në Fushë Kuqe
Amortizimi e kishte shndërruar një urë që lidh 5 fshatra të Fushë Kuqes në Kurbin, në burim aksidentesh dhe izolimi për banorë. Pas denoncimeve të vazhdueshme, më në fund, insttitucionet kanë reaguar duke nisur një investim për rindërtimin e urës sipas standardeve.
Konsiderohej si ura e vdekjes.
Pesë fshatra të Fushë Kuqes në Kurbin kanë qenë të izoluar prej vitesh.
Por duket se tanimë ky problem do të marr fund pas denoncimeve të vazhdueshme të banorëve në media.
Kjo ndërhyrje është pritur mjaft mirë nga banoret e fshatrave të Fushë-Kuqës të cilët thonë se kjo ure ishte mjaft e domomosdoshme për ta, pasi aty kishte humbur jeten dhe një i ri.
Investimi në Uren e Fushe-Kuqes kap vlerën e 4,920,368 leke dhe ndërhyrja është planifikuar të përfundojë në harkun kohor të 2 muajve.


