Berisha: Janë lënë në burg 3400 persona për një kotec e çati, për pallate si "Misteri i Belindës" nuk ka ligj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një mbledhe me deputetët e partisë së tij, deklaroi se rreth 3400 qytetarë janë dënuar me burg për shkak të ndërtimeve pa leje, apo shtesave që kanë bërë, ndërkohë sa i takon "Kullave qeveritare për to ligji nuk ekziston".

"Autori i këtij dënimi dënohet sipas llojit të ndërtimit, 5-8 vjet burg. Këto janë dispozitat në kodin penal dhe të votuara nga kjo pseudomaxhorancë.

Bazuar në këto dispozita për një kotec, gjysmë çatie, një avlli, qoftë dhe për një shtesë janë dënuar me burg 3400 qytetarë shqiptarë.

Janë ndjekur penalisht mijëra e mijëra të tjerë.

Kurse tani, kur vjen puna te kullat e qeverisë, tek pallatet e qeveritarëve dhe klientelës së tyre, për ata ligji s'ekziston.

Për pallatet "Misteri i Belindës" ishte pallati 8 katësh dhe thoshte: "Mister ky". Për pallate të tjera, për kulla 8 katëshe mbi lejen, jo që nuk ka asnjë asnjë ndëshkim, por ka legalizim me pazare të turpshme të Edi Ramës. "