Prodhimet shiten në rrugë, tregtarët e fruta-perimeve pa treg në Gjirokastër
Prodhuesit e vegjël të fruta – perimeve në Gjirokastër detyrohen se çdo ditë të dalin në rrugë për të shitur prodhimet e tyre. Ata thonë se nuk kanë një treg të posaçëm për të shitur prodhimet e tyre, ndërsa me e vështirë bëhet situate me afrimin e dimrit.
Rrugët janë të mbushura me fruta dhe perime në Gjirokastër.
Pranë produkteve të tyre qëndrojnë tregtarët të cilët shpresojnë të shesin diçka.
Mungesa e një tregu për frutat dhe perimet në Gjirokastër e vështirëson punën e tregtarëve nga fshati.
Ata thonë se prodhimet e tyre i shesin në kushte të vështira.
"Kushtet i shikoni vetë se si janë. Do rrisa ta shes mallin e ta mbaroj," thotë një tregtare.
Edhe pse ka qenë një premtin i kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, për tregun nuk është bërë asgjë.
"Tregu është kryesori. Edhe banjo s'ka fare. Vijmë nga fshati që në mëngjes dhe ikim në drekë," thotë një tjetër shitëse.
Në mungesë të një ambienti të posaçëm, tregtarët detyrohen që të shesin në pothuajse të gjitha rrugët e qytetit pa gjetur një zgjidhje për shqetësimin e tyre.