KLP hap garën për kreun e SPAK, Kraja drejt largimit, kandidatët 45 ditë kohë për të aplikuar
Nga Ora News Përditësimi i fundit 16 Shtator 2022, 10:16
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur sot garën për kreun e ri të SPAK.
Kandidateve u është lënë 45 ditë kohë për të shprehur interesin, ndërsa pas kësaj, 45 ditë të tjera i duhet KLP për të lexuar aktet dhe për të dëgjuar kandidatët.
Pas kësaj do të zhivllohet dhe procesi i votimit për të përzgjedhurit.
Sipas gazetares se Ora News Keti Banushi, kreu aktual i SPAK Arben Kraja, nuk do të kandidojë, por pritet të jetë një prokuror i thjeshtë i prokurorisë apo të ketë një post tjetër në këtë organ.
Mandati i tij përfundon në dhjetor.