Parashikime të zymta ekonomike, Beqiraj: Në dyert tona mund të trokasë dhe një krizë borxhi

Analistja e ekonomisë zonja Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave thotë në emisionin "Drejt " në Rtv Ora se kriza ekonomike është vetëm në fillimet e veta.

Sipas sa problemi më i madh është borxhi publik.

Beqiraj: Edhe 2023 nuk do të jetë një vit i mirë ekonomik. Problemi që kemi ne është se na ka gjetur dhe terësisht të papërgatitur. Ne jemi një ekonomi me borxh të lartë. Në dyert tona mund të trokasë dhe një krizë borxhi. Uroj që jo, se kanë ndryshuar dhe tregjet e borxheve. Uroj të menaxhohet mirë kjo pjesë. Por qeveria ka shumë pak vend për manovër dhe për të qenë afër dhe më shumë shtresave në nevojë. Është e domosdoshme që të gjithë politikanët majta dhe dhathtas të heqin dorë nga zgjidhjet e shpejta që krijojnë probleme afatgjata dhe ta shikojnë çështjen më në afatgjatë.