Dënohet me 1 vit burg kandidati për deputet, u filmua duke dhënë lekë për votën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2022, 10:00
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg ish kandidatin për deputet Etjon Joka i cili u filmua teksa jepte para në këmbim të shtitblerjes së votave.
Kaq ishte masa e dënimit e kërkuar nga SPAK.
Gjithashtu u dënua me 1 vit heqje lirie edhe shtetasi Elis Babo që kishte kryer filmimin e momentit të ofrimit të parave nga Joka.
Sipas palës mbrojtëse gjithçka ka qene e stisur nga kundërshtarët politikë të klientit të tij Etjon Joka, si kandidat i LSI dhe konkretisht Alqi Bllako, ish deputeti i PS tashmë i arrestuar për Incineratoret.
