”Është ende herët”, Burimi: Nëse opozita fiton zgjedhjet bashkiake mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gazetari Genc Burimi në emisionin “Drejt” në RTV ORA tha se  opozitën e karakterizon mungesa e theksuar e programit si dhe vuan ngaqë ka qenë në pushtet në të kaluarën.

Por sipas tij nëse opozita arrin të fitojë zgjedhjet bashkiake ajo mund të këkrojë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.  

Genc Burimi: Opozita sot në Shqipëri ka diçka që e karakterizon, me çdo lloj opozite është mungesa e theksuar e një programi. Kjo opozitë e sotmja vuan nga një apriori se ka qenë në pushtet në të kaluarën. Këto ja lidhin këmbën opozitës. Largimi i grupit të Lulëzim Bashës i dha një lloj vrulli dhe mbarimi i mandatit të Ilir Metës bëri që kjo opozitë të ketë më shumë energji.

Fokusi vazhdon të ngulitet te gabimet dhe ka pak gjëra që po ju ofron qytetarëve si të ardhme ndryshe. Nuk ka një bosht, asnjë të veçantë. Një i ri pse duhet të rrijë në Shqipëri dhe të mos ik jashtë. Është ende herët. Nëse kjo opozitë do të fitojë zgjedhjet bashkiake do të jetë e autorizuar të kërkojë zgjedhje të parakohshme.