Shameti: Partia e Lirisë nuk ka zgjedhur mesazhin e duhur, këtu mungon Partia e Barazisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 22:29
Gazetari, Sokol Shameti, thotë se LSI nuk ka goditur me ndërrimin e emrit në Parti të Lirisë.
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora ai thotë se vendit i mungon Partia e Barazisë.
Shameti: Partia e Lirisë dhe pse mund të duket një sigël dhe logo të bukur nuk ka zgjedhur mesazhin e duhur për të adresuar qytetarin shqiptar. Nuk është liria që mungon në Shqipëri prej 30 vitesh, mungon barazia.Partia e Barazisë është që mungon këtu, jo vetëm në emër dhe logo por bindje dhe besim.
