Beqiraj ironi me këshillat e Ballukut për energjinë: Në dimër e kaloj fashën 800 kWh, estetistja ime gjithashtu
Prej 1 tetorit, të gjithë konsumatorët që do të kalojnë fashën prej 800 kWh do ta paguajnë me çmim tregu.
Analistja e ekonomisë zonja Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave thotë në emisionin "Drejt " në Rtv Ora se ajo vetë personalisht e kalon këtë fashë në dimër.
Beqiraj: Në dimër e kaloj. Sot dhe estetistja ime më konfirmoi, e cila ka një shtëpi të vogël dhe dy fëmijë, që në dimër e kalonte fashën 800 kWh.
Por si duhet të sillemi për të administruar veten brenda kësaj kuote?
Beqiraj: Për këtë kemi ministren Balluku, zëvendëskryeministren që jep këshilla si duhet të sillemi, me çfarë temperature duhet të lajmë rrobat, sa herë duhet të hapim derën e figoriferit. Unë nuk mund të futem në këtë gjë. E kuptoj vështirësinë me rritjen e çmimeve. Në 29 gusht ka qenë 700 euro megavatori në gjithë Europën.
E kuptoj vështirësinë e ministres dhe çdo ministri brenda duke pasur parasysh se sektori energjitik nuk ka qenë kurrë një njollë e bardhë. Dimë pak si është sot. Ka shumë pak transparencë dhe kjo është një nga problemet e qeverisë Rama. Nëse flasim për qeverisje të mirë është transparencë, transparencë, trasnparencë. Për të paktën 5 vjet nga 2013 deri sot OSHEE nuk arrinte dot të jepte mendim për llogaritë e OSHEE.
Sipas saj, më shumë se vendosja e fashësh do funksiononte më mirë subvencioni i kursimit.
Njerëzit do incetivoheshin më mirë për të kursyer, thotë Beqiraj.

