Tentuan të kontrabandonin 2275 t naftë nga Libia, Gjykata e Durrësit lë në burg iranianin dhe tre libianët
Gjykata e Durrësit vendosi të mbajë në burg katër anëtarët e ekuipazhit të anijes cisternë “Queen Majeda” të sekuestruar në portin e Durrësit me 2275 tonë naftë kontrabandë.
Në qeli mbetën kapiteni i anijes Zuhair Alkuafi 54 vjeç, Muajid Altabir, 25 vjeç, Amad Abushala, 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe Badar Tezini, 25 vjeç, banues në Siri.
Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Ring”, teksa po anija Cisternë po futej në portin e Durrësit.
Burime bënë më dije se sasia e naftës që po sillej nga Libia në Shqipëri nuk korenspondonte me dokumentacionin që e shoqëronte.
Në dokumenta ishin shënuar më shumë litra sesa ishin në realisht në cisternë.
Mbi këto prova, autoritetet kanë ngritur për akuza për kontrabandë ndaj kapitetit, dy ndihmësve të tij dhe një punonjës të ngarkim shkarkimit të anijes.
Akuzat u konfimuan nga gjyqtari Vladimir Skënderi në seancën që u mbajt me dyert të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
Ndërkohë 6 anëtarë të tjerë të ekuipazhit të gjithë shtetas libianë po hetohen në gjendje të lirë nga prokuroria e Durrësit.
Anija cisternë që lundron me flamur të Kamerunit qëndron tashmë e sekuestruar bashkë me sasinë prej 2275 tonë naftë.