Boçi: Në bazë të shoqërisë është i instaluar diskriminimi arsimor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 22:06
Nënkryetari i PD Luçiano Boçi tha se sot në bazë të shoqërisë është instaluar diskriminimi arsimor.
Në emisionin “Drejt” në RTV ORA Boçi u shpreh se Një talent në zonën rurale nuk e shfaq dot talentin e tij por kjo gjë nuk ndodh me ato të qytetit.
Luçiano Boçi: Ajo që është instaluar sot në bazën fillestare të shoqerisë është diskriminimi arsimor. Një talent në zonën rurale nuk e shfaq dot talentin e tij sepse nuk ka para dhe një njeri mesatar në zonën urbane që mbështetet financiarisht është më i mirë.