Shefqet Kastrati humb të atin, ora dhe vendi ku do të kryhen homazhet

Shefqet Kastrati humb të atin, ora dhe vendi ku do të kryhen homazhet
Në foto: Shefqet dhe Jonuz Kastrati

Ka ndërruar jetë babai i biznesmenit të njohur Shefqet Kastrati.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Jonuz Kastratit mbrëmjen e djeshme e ka bërë me dije vetë familja, ku njofton se ditën e sotme homazhet do të kryhen pranë Hotel Sheraton ndërsa ceremonia e varrimit te Xhamia e Re, Mullet.

"Të dashur familjarë, të afërm dhe miq!

Me hidhërim të madh familja Kastrati njofton ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Jonuz Kastrati.

Sot familja jonë e madhe humbi një nga shtyllat e saj, babain e urtë, gjyshin e dhembshur dhe fisnik, shërbyesin e madh të njerëzve në nevojë.

Familja, duke vazhduar të ecë në gjurmët e tij, ju fton juve, të afërmve dhe miqve, ta respektojmë siç e meriton njeriu ynë i dashur në ditën e fundit.

Homazhet kryhen sot (e premte) pranë Hotel Sheraton nga ora 11:00 deri në orën 13:00 dhe ceremonia e varrimit ne oren 14:00 tek Xhamia e Re Mullet. Qofsh i Xhenetit i shtrenjti ynë!

Me respekt
Shefqet Kastrati"