Financimi rus, Boçi: Basha ishte i goditur, puna është të mos goditet PD
Deputeti, Luçiano Boçi, thotë se dosja "Muzin" është çështje personale e Bashës dhe se PD duhet të mbetet e paafektuar.
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora ai thotë se edhe në rastin se 500 mijë dollarët nga Rusia mund të jenë marrë nuk kanë shkuar për fushatën e PD.
Boçi: Janë fakte që dalin ngë shërbimet inteligjente, nuk kishin dalë. Debati ka qenë në nivelin politik. Mbrojtja që është bërë ka qenë për të mbrojtur PD dhe jo një ish-kryetar. Nuk ka fërkim duarsh nga pjesa tjetër e PD për ti dhënë shtysë goditëse zoti Basha. Kemi thënë se distancohemi dhe rasti konsiderohet personal. Ligjërimi është mbajtur për të goditur PD nga mazhoranca. Basha është goditur tashmë dhe nuk ka rimarrje të vetes. Çështja është të mos marrë goditje PD, se paratë edhe nëse janë dhënë nuk kanë orinetuar për fushatën e PD. Është çështje personale e Bashës.
