“Njerëzit kanë frikë të bëjnë ‘like’ në Facebook", Shabani: Është rikthyer internimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 22:14
Politologu Endri Shabani thotë se në Shqipëri sot mungojnë edhe liria edhe barazia.
Madje ai shprehet se njerëzit kanë frikë të bëjnë like në Facebook.
Në emisionin “Drejt” në RTV ORA Shabani shprehet se internimi ekziston edhe sot dhe ai e konkretizon atë me shembullin e çuarjes së mësuesve nëpër fshatra.
Endri Shabani: Në Shqipëri sot mungojnë edhe liria edhe barazia. Mungojnë të dyja. Sot ne jemi në një fazë ku njerëzit nuk janë të lirë as të flasin. Në 2022 në mes të Europës njerëzit kanë frikë të bëjnë like në Facebook. Dhe janë rikthyer dhe ndëshkimet e kohës së kaluar me internime. I marrin mësuesit i çojnë nëpër fshatra.
