Eksperti: Karikuesi dhe drita e frigoriferit me impakt zero, harxhojnë sa dy gota ujë në Fierzë


Kriza energjetike është kthyer në një nga çështjet më të rëndësishme kohët e fundit, e sidomos me afrimin e dimrit.

Në një intervistë për "Ditë e Re" në RTV Ora, eksperti i energjetikës Azmer Duleviç deklaroi se thirrja që kemi dëgjuar sëfundmi për të karikuar telefonat më pak, apo për dritën e frigoriferit kanë impakt thuajse zero në faturën e energjisë elektrike.

Sipas tij, ato shopenzojnë thuajse zero lekë, duke e krahasuar me dy gota ujë në Fierzë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kanë impakt thuajse zero. Këtu bëhet fjalë për karikuesit e telefonave dhe dritën e frigoriferit. Kjo është e barabartë me dy gota ujë të hedhura në Fierzë.

Pra harxhimi apo keqpërdorimi i karikuesit dhe dritës së frigoriferit, apo e televizorit është shumë i vogël.

Megjithatë këto janë fushata sensibilizuese për të reflektuar më tepër, pasi edhe përfaqësuesit e ministrisë e dinë se këto kanë thuajse impakt zero," tha ai.

I pyetur se çfarë harxhon më tepër energji elektrike ai u përgjigj se ishte boileri (dushi dhe paisje që ngrohin ujin), soba e gatimit dhe pajisjet ngrohëse e ftohëse (kondicioneri).

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.