Beqiraj për krizën: Jorgani ynë ishte shumë i shkurtër, pas Canit nuk kemi më Ministër Finance që thotë JO
Dhe pse në situatë krize, shteti ka rritur të ardhurat nga sistemi Tatimor. Analistja e ekonomisë zonja Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave thotë në emisionin "Drejt " në Rtv Ora se ne jemi ekonomi importuese.
Beqiraj: Ne importojmë, rritja e çmimit te trau i Doganës ka rritur TVSH e cila varet direkt nga çmimi.
E ndërsa paketa e rezistencës nga qeveria nuk premton shumë, Beqiraj thotë se vendit i duhen ministra Finance që thonë jo.
Beqiraj: Në këto kushte e kuptoj deri diku pozicionin e vështirë të Ministres së Financave dhe kryeministrit, në këto raste këmbët shtrihen sa ke jorganin. Jorgani ynë ka qenë shumë i shkurtër. Na duhen ministra Financash që duhet të dinë të thonë jo. Po nuk ke një jo të fortë nuk e drejton dot. Pas Canit ne kemi humbur ministrat e Financave që thonë jo. Jo-ja është e lidhur me si je ti te ai vendi, si u gjende një ditë të bukur Minstër apo Ministre Financash.
