Elbasan/ Hyri të lahej pa leje në llixha por pëson arrest kardiak, humb jetën 34 vjeçari nga Tirana

Një 34 vjeçar nga Tirana, ndërroi jetë në ujërat termale të Treganit në Elbasan ku kishte shkuar gjatë natës për një banjo bashkë me një shok. Dyshimet janë I riu pësoi arrest kardiak.

Nga Tirana në Tregan të Elbasanit, për një zhytje natën në ujërat termale, por aventura e dy të rinjve përfundoi në tragjedi.

34-vjeçari Alban Pashollari, banor i kryeqytetit humbi jetën pasi u fut për tu larë në këtë vaskë në ambient të hapur pranë një hoteli ku qëndrojnë persona që trajtohen me ujëra termale.

Pas disa minutave aty, i riu ka shfaqur probleme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shoku që e shoqëronte ngriti alarmin, por ndërhyrja nuk e shpëtoi 34 vjeçarin që dyshohet se pësoi arrest kardiak, dhe ndërroi jetë gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

"Dëgjuam britma. Bërtiste ai: Ndihmë! Ndihmë! Ndihmë! Ishte shumë herët. Atje nuk dukej asgjë. Të tjerët kishin frikë të shkonin, se ngelin shenjat e gishtave. Menjëherë zonja thirri ndihmën e shpejtë, thirri policinë," tha një pushuese.

Sipas dëshmisë së shokut të viktimës, ata kishin ngrënë darkë në Tiranë dhe më pas kishin vendosur të shkonin për tu larë në llixhat e Elbasanit.

Rrugës kishin marrë edhe birra, siç tregojnë këto pamje në makinën me të cilën udhëtonin.

"Ata kishin pirë në Tiranë, dhe hynë në ujin e nxehtë. Duhet tu përmbahesh rregullave. Banjo sa është e mirë, është dhe e rrezikshme," tha një pushues.

Llixhat rekomandohet të frekuentohen kryesisht gjatë vjeshtës, por me rekomandim dhe nën kujdes të stafeve mjekësoren që duhet të sigurojnë hotelet që presin pacientë.

Ndër vite kanë qenë të vazhdueshme rastet, e personave të asfiksuar Brenda banjove termale.

Elbasan/ Hyri të lahej pa leje në llixha por pëson arrest
Viktima Alban Pashollari
Elbasan/ Hyri të lahej pa leje në llixha por pëson arrest
Llixha ku ndodhi ngjarja
Elbasan/ Hyri të lahej pa leje në llixha por pëson arrest
Llixha ku ndodhi ngjarja