“Problemi në Shqipëri nuk është paraja ruse por e mafias” Genc Burimi: Dikush t’ia thotë Yuri Kim
Analisti Genc Burimi në një analizë për emisionin "Drejt" në RTV Ora beson se dokumentet amerikane që zbuluan financimin rus në parti politike të shumë shteteve nuk dolën për Shqipërinë por për Italinë. “Është frika e ardhjes në pushtet në Itali e zonjës Meloni e cila mund ti bëjë një puç Europës të bëjë negociatë me Putin, prandaj amerikanët shqetësohen” analizon Burimi.
Po në Shqipëri, Burimi thotë se rrezik I madh është financimi nga mafia e korrupsioni
“Nuk është Shqipëria në vëmendje është Italia. Në Shqipëri amerikanët nuk duan dallgë, nuk duan fare valë. Për ata Edi Rama të shkojë deri në fund të mandatit 2025. Asgjë s’do ndryshojë. I takon PD-së të marrë shkas nga kjo që ndodhi. Nuk e besoj që një politikan shqiptar të jetë I joshur nga Rusia. Por PD mund ta shfrytëzojë si check up, si katarsis, si financohet sot politika. Rreziku I madh nuk është Rusia por financimi nga mafia e korrupsioni. Në një moment kur Rama kërkon të bëjë një aministi fiskale. Kjo i duhet thënë zonjës Yuri Kim, aty është rreziku jo tek Rusia se nga pastrimi I parave mund të vijë paraja ruse”
Burimi I sheh zgjedhjet vendore tepër vendimtare për të ardhmen e opozitës.
Genc Burimi: “Kjo opozitë ka një fat të madh me zgjedhjet vendore. Nëse I fiton qoftë edhe lehtshëm do të jetë fare mirë e autorizuar të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Duhet ti bëjnë presion vetes për të prodhuar programe dhe idera se nesër mund të ndodhin para një mundësia për të rimarrë pushtetin nëse fitojnë zgjedhjet bashkiake.”Nëse marrin zgjedhjet bashkiake ky pushtet do ta ketë të vështirë të mos rivërë mandatin e tij para zgjedhësve.”

