DEA amerikane në Shqipëri, Yuri Kim: Bashkëpunim më SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe krimit të organizuar

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka pritur sot në Tiranë agjentin special të DEA-s amerikane, Brendan Leddy.

Vizita e agjentit special të Administratës së zbatimit të Drogës për të diskutuar mbi prezencën e DEA-s dhe agjentëve të saj në Shqipëri.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për të forcuar partneritetin në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e kapaciteteve në teknikat e hetimit kundër narkotikëve," shkroi ambasadorja.