“SPAK dhe policia dështuan të arrestonin Klodian Zoton”, Banushi: Ndodhej në banesë kur u lëshua arresti

Gazetarja e Ora News Keti Banushi u shpreh se Prokuroria e Posaçme dhe policia kanë dështuar në arrestimin e Klodian Zotos pasi nuk arritën të arrestonin dhe pse ai ditën që i është prerë fletë-arresti ka qenë në banesë.

Keti Banushi: Ndryshe nga hetimet e tjera hetimi kryesisht i Incineratorit të Elbasanit që u finalizua me arrestimin e ish ministrit Lefter Koka është bërë pa u marrë fillimisht në pyetje. Pra nisur nga dokumentacioni u kërkua në gjykatë masa “Arrest me burg” pasi ishin të bindur të paktën nga materialet shkresore në lidhje me fajësin e tyre dhe kanë nxjerrë dhe urdhërarrestet dhe për dy administratorët e kompanive.

Dështimi i Prokurorisë së Posaçme por dhe i policisë për mua është fakti  që i ka shpëtuar arrestimit Stela Gugallja pra që ishte administratorja  dhe Klodian Zoto që janë kryesorët. Stela Gugallja kishte muaj që jetonte në Austri, ndërkohë Klodian Zoto ditën që është prerë fletë-arresti sipas të gjitha informacioneve ka qenë në banesë.

Sonila Musai: Si është larguar?

Keti Banushi: Ka marrë informacion, nuk dihet nëse ai është në Shqipëri apo jashtë. Por fakti që prej muajsh janë në kërkim ndërkombëtar më vjen shumë çudi që nuk bëhet e mundur identifikimi i vendeve ku janë këto persona.