Humb drejtimin e motomjetit e del nga rruga, plagoset 65-vjeçari në Potam

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme (13 shtator 2021)  në Potam të Himarës.

“Rreth orës 20:10, shtetasi S. G., rreth 65 vjeç, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.”, njofton policia.  

Ai është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.